Sport

Si e mundi Shqipëria Greqinë për finalen e “Conference League”, por Athina gati ta rimarrë!

23 Shkurt 2022, 11:44 Nga DOSJA
Si e mundi Shqipëria Greqinë për finalen e “Conference

GREQI – Kur UEFA vendosi që finalja e Conference League të zhvillohej në Air Albania, në Greqi nuk e përtypin dot vendimin sesi një vend i dorës së dytë si ne arrinte të merrte një besim të tillë.

Asokohe, zëvendës ministri i Kulturës dhe Sportit, Lefteris Avgenakis do të shprehej publikisht. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale do të sulmonte haptazi Federatën e Futbollit të Greqisë: “Sa krenar duhet të ndihen sonte disa nga Komiteti Ekzekutiv në Federatën Greke të Futbollit? Kanë tërhequr me justifikime qesharake kandidaturën e Pankritio Stadium, i cili ishte favoriti i padiskutueshëm për ta fituar, duke i hapur rrugën Shqipërisë për zhvillimin e finales së “Conference League”.

Po për çfarë bëhej fjalë saktësisht? Federata e Futbollit në Greqi kishte përzgjedhur si kandidaturë për të marrë finalen e parë të “Conference League” pikërisht stadiumin që ndodhet në Kretë, “Pankritio Stadium”.

Dosja u paraqit në UEFA, por më pas brenda Federatës Greke të Futbollit vendosën që të ndryshonin zgjedhjen duke kërkuar që të konkurronin me stadiumin e ri të AEK, “Agia Sofia”, që ishte i papërfunduar. Në UEFA nuk e kanë pranuar një gjë të tillë për shkak të dosjes së mëparshme dhe Federata Greke e Futbollit kishte dy mundësi: “Të mbante zgjedhjen e parë ose të hiqte dorë tërësisht”. Duke zgjedhur rrugën e dytë ka sjellë edhe këto polemika të mëdha sapo është kuptuar se finalja do të zhvillohet në Tiranë.

Por për të përmbushur dëshirën e Lefteris Avgenakis kanë menduar politikanët në Shqipëri dhe konkretisht, Erion Veliaj. Nëpërmjet luft.ës së tij për të kapur ishullin e fundit dhe futjes së hundëve në punë që politika nuk i takon aspak, në futboll, UEFA po mendon seriozisht heqjen e finales nga Air Albania.

Si mundësi kryesore kanë dalë Athina dhe Shkupi për të mirëpritur këtë kompeticion. Në fund, i fituari i vetëm nga beteja e Veliajt do të dali Lefteris Avgenakis dhe e gjithë Greqia, Shqipëria do të humbas sërish nga egozimi i një personi.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #bashkiatirane #conferenceleague #finalja athina fshf uefa #bashkiatirane #conferenceleague #finalja athina fshf uefa

Sondazh

Poll