Sport

Mou shpëton nga telefonata, dy ndeshje dhe 20 mijë gjobë. Ndëshkohen dhe Gjimshiti e Manaj

23 Shkurt 2022, 06:27 Nga DOSJA
Mou shpëton nga telefonata, dy ndeshje dhe 20 mijë gjobë.

ITALI – Trajneri i Romës, portugezi José Mourinhon, i përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Veronës, ia ka hedhur paq.

“Special One” është ndëshkuar me vetëm dy javë skualifikim dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh, masë e cila është zbutuar pas “gjestit të telefonit” me arbitrin Pairetto pas ndeshjes në “Olimpico”.

Trajneri i portierëve Nuno Santos dhe drejtori i përgjithshëm Pinto janë skualifikuar gjithashtu për dy javë deri më 8 mars.

Gjithashtu skualifikim për një javë dhe një gjobë prej pesë mijë eurosh, gjyqtari sportive ka dhënë edhe për përgatisin atletik Stefano Rapetti, i cili ka sulmuar me fjalë fyese një anëtar të stafit kundërshtar. Roma do të studiojnë mundësinë e apelimit .

Ndërkohë, ndër dhjetë lojtarët e ndëshkuar nga gjyqtari sportiv i Serisë A, Gerardo Mastrandrea, me një ndeshje janë edhe dy futbollistët shqiptarë të Kombëtares kuqezi.

Bëhet fjalë për Gjimsitin (Atalanta), Manajn (Spezia), që shoqërohen edhe nga Bennacer (Milano), Bereszynsk dhe Candreva (Sampdoria), Casale dhe Gunter (Hellas Verona), Demiral (Atalanta), Mandragora (Torino) dhe Milenkovic (Fiorentina).

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “special one” është ndëshkuar me vetëm dy javë për herë të fundit me trajnerin josé mourinhon roma është me josé mourinhon “special one” është ndëshkuar me vetëm dy javë për herë të fundit me trajnerin josé mourinhon roma është me josé mourinhon

Sondazh

Poll