Sport

31 gola Atletico Madrid, Ronaldo gjen sërish ‘viktimën’ e preferuar, ja precedentët

23 Shkurt 2022, 12:15 Nga DOSJA
31 gola Atletico Madrid, Ronaldo gjen sërish ‘viktimën’ e

SPANJË– Atletico Madrid dhe Manchester United, një përballje pa shumë histori për dy skuadrat por shumë e pasur në kujtime për Cristiano Ronaldon, Diego Simeonen dhe disa lojtarë të skuadrës spanjolle. “El Cholo” sigurisht që e njeh mjaft mirë kundërshatrin e fushës, njeriun me të cilin është përballur në beteja të rëndësishme, përfshirë edhe dy finalet e UEFA Champions League.

Të mërkurën stadiumi “Wanda Metropolitano” do ta vizitojë sërish njeriu që ka ngrirë jo pak herë tifozët pasionantë të skuadrës së dytë të Madridit. CR7 i ka shënuar skuadrës së Atletico Madrid më shumë se çdo ekipi tjetër në planet, plot 31 gola ndërsa ka rezultuar vendimtar edhe në dy finalet e Champions League në vitet 2014 dhe 2019. Me kalimin e viteve, ai është përballur edhe në sfidën e tre viteve më parë kur Juventusi vizitoi fushën e Atleticos dhe Ronaldo nuk ngurroi të provokonte me 5 gishtat lartë, duke u kujtuar trofetë e Champions të fituar prej tij.

Pak ditë më pas me një tregolësh të shënuar në Torino, ai nxorri jashtë garës Atleticon dhe kualifikoi Juventusin në çerekfinalen e Champions League. Të mërkurën në mbrëmje, 5 herë fituesi i “Topit të artë” do të vizitojë sërish strofullën e armiqve të përjetshëm por këtë herë me fanellën e Manchester United, një eksperiencë që nuk e ka përjetuar asnjëherë më parë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid champions league ronaldo atletico madrid champions league ronaldo

Sondazh

Poll