Sport

Serie A, 10 golat që flasin shqip! Rekordin e mban Tare-Bogdani në vitin 2006

23 Shkurt 2022, 13:18 Nga DOSJA
Serie A, 10 golat që flasin shqip! Rekordin e mban Tare-Bogdani në

ITALI -Serie A ka qenë gjithmonë ëndrra e madhe e futbollistëve shqiptarë dhe në vitet e fundit kuqezinjtë kanë lënë gjurmë në një prej kampionateve më të rëndësishëm të Europës. Ky sezon është një nga më pozitivët për lojtarët e Kombëtares shqiptare përtej Adriatikut.

Në këtë vit ka shpërthyer Nedim Bajrami me skuadrën e Empolit, është duke u rritur Kristian Asllani dhe po konfirmohen të tjerët si Hysaj, Strakosha apo Ismajli. Performancave të shkëlqyera të Berat Gjimshitit po iu shtohen edhe realizimet e Rei Manajt. Në Serinë A janë shënuar 10 gola që mbajnë firmën e kuqezinjve, 6 Nedim Bajrami, 3 Rei Manaj dhe 1 Elseid Hysaj.

Kurrë më parë në 15 vitet e fundit nuk janë shënuar kaq shumë. E po ti shtosh edhe 3 golat e shqiptarit nga Kosova, Amir Rrahmani me skuadrën e Napolit, sigurisht që konsiderohen statistika mjaft pozitive. Nga sezoni 2007-2008, numri më i lartë i golave të shënuar ka qenë 8 dhe bëhet fjalë për sezonin 2010-2011. Madje interesant është fakti që në atë kohë, golat u shënuan të gjithë nga bomberi Erjon Bogdani me fanellën e Cesena.Por ky nuk është viti më i mirë i historisë për shqiptarët në Itali.

Duhen edhe4 gola për të arritur rekordin me 14 të tillë, të shënuar në sezonin 2005-2006. Në atë kohë Erjon Bogdani me 11 dhe Igli Tare me 3 e kanë futur në librat e artë të rekordeve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport nedim bajrami rey manaj serie a nedim bajrami rey manaj serie a

Sondazh

Poll