Sport

E pabesueshme/ Ronaldo humbet 10 milionë euro për… fajin e Trump! Zbulohen detajet

22 Shkurt 2022, 19:20 Nga DOSJA
E pabesueshme/ Ronaldo humbet 10 milionë euro për… fajin e

SHBA-  Lajm i keq për Cristiano Ronaldon: disa investime në pasuri të paluajtshme nuk po sjellin rezultatet e pritura. Sipas New York Post, futbollisti portugez u detyrua të nxirrte në shitje apartamentin që kishte në Trump Tower të Nju Jorkut që nga viti 2015. Një shtëpi luksoze 240 metra katrorë. CR7 e kishte blerë për rreth 16 milionë euro, por duhej ta shiste në vitin 2019.

New York Post shpjegon se Ronaldo e ka nxjerrë apartamentin në shitje për 9 milionë dollarë, që me kursin e këmbimit është pak më pak se gjysma e parave të paguara për ta blerë atë. Por më pas erdhi një tjetër problem i madh, pandemia, e cila largoi të gjithë blerësit e mundshëm nga një investim i tillë. Prandaj, shpjegon gazeta amerikane, çmimi i tregut ka rënë më shumë, duke arritur në më pak se 8 milionë dollarë.

Praktikisht, CR7, që gjeti blerës për 6.3 milionë euro, humbi rreth dhjetë milionë euro. Një humbje që, sipas Forbes, sigurisht mund ta përballojnë ata që kanë fituar mbi një miliard euro në karrierën e tyre. Por Ronaldos nuk i pëlqen kurrë të humbasë

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldo trump cristiano ronaldo trump

Sondazh

Poll