Sport

Mike Tyson habit fansat me deklaratën: Gjëja më e mirë në jetë ishte vdekja e mamasë

22 Shkurt 2022, 19:56 Nga DOSJA
Mike Tyson habit fansat me deklaratën: Gjëja më e mirë

SHBA- Para se të bëhej kampioni më i ri i botës në peshën e rëndë, Mike Tyson kishte një fëmijëri të trazuar. Edhe pse nëna e tij nuk arriti ta shihte shkëlqimin e tij si boksier, Tyson së fundmi bëri një deklaratë që tronditi fansat.Iron Mike e konsideroi vdekjen e nënës së tij si ngjarjen më të mirë të jetës së tij. Por më pas ai i justifikoi pretendimet e tij me disa shpjegime të çuditshme.

Në një intervistë për ShayShay Club, Tyson foli për disa ngjarje në jetën e tij. Mirëpo, kur ka folur për nënën e tij, ish-kampioni i botës ka habitur teleshikuesit.”E dini, një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur ndonjëherë është që nëna ime vdiq sepse ajo rrinte afër meje sikur unë të ishte një fëmijë i vogël.

Nëse ajo do të ishte akoma gjallë, unë nuk do të kisha mësuar kurrë sesi luftohej në rrugë, sesi duhet të mbroja veten”, tha Tyson. Mamaja e tij, Lorna, ndërroi jetë nga kanceri kur Tyson ishte vetëm 16-vjeç dhe tre vite përpara se të bëhej boksier profesionist. Por çuditërisht për të ishte gjëja më e mirë që i ka ndodhur gjatë gjithë jetës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mike tyson mike tyson

Sondazh

Poll