Politike

Komisioni për inceneratorët, Rama: Mezi pres të shkoj nesër

22 Shkurt 2022, 16:51 Nga DOSJA
Komisioni për inceneratorët, Rama: Mezi pres të shkoj nesër

DURRËS– Kryeministri Edi Rama po mban një takim me qytetarët në kuadër të nismës së tij të “Këshillimit Kombëtar”. Sot për herë të parë, pas disa ditësh takime jashtë vendit, Rama ka mbledhur qytetarët duke u shpjeguar edhe njëherë qëllimin e tij për pyetsorët e shpërndarë në të gjithë vendin për t’u plotësuar nga qytetarët si në versionin print, ashtu edhe online. Gjatë fjalës konfirmoi edhe prezencën e tij në Komisionin Hetimor.

Temat janë të gjitha njerëzore, të jetës së përditshme. Kështua duam të jenë gjithmonë, ta kthejmë në një praktikë të përvitshme. Për të pasur komunikim më të afërt me njerëzit. Kur vjen puna në Kuvend është e pamundur. Aq më tepër që tani është komplikuar situate, është bërë një gjë që askush nuk e imagjinonte. Disa kohë më parë, dhe gara është bërë shumë më e egër, por jo në kuptimin e argumenteve. Bëhen debate kush je ti e klush jam unë, kush ka vjedhur më shumë. Përtej kësaj problematike që po ndodh në atë komision, u krijua një mundësi për të parë që e vërteta është diçka krejt tjetër. Mezi po pres që të shkojë nesër! Po nuk patët punë më të mirë për të bërë mos e humbni nesër,” – deklaroi Rama.

Po ashtu, Rama ka folur edhe për protestat tek zona e “5 majit”.

Rama: U bë gjithë ajo protestë tek “5 maji”. Në fillim ishin shumë më tepër. Një pjesë e kuptuan se nuk ishte fjala për t’i nxjerrë në rrugë. Do prishen gjithë ato banesa me letra do të marrin atë iu takon si pronarë. Ata pa letra të shkojnë me qera dhe do t’u jepet shtëpi e re, po aq sa e kishin shtëpinë që iu prish. Thonë do bëhen kulla. Jo, shtëpitë do të shemben sepse shteti do ndërtojë një lagje të re dhe ata njerëz do të thotë pse e vonuam gjithë këtë punë. Ç’po them i futi ky, i futi ai se nuk po merrem më këtë pjesë.

NDIQENI LIVE:

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne durres edi rama edi rama ne durres

Sondazh

Poll