Politike

Trafikantët e arrestuar në Itali, Tabaku pyet Agaçin…ja reagimi

22 Shkurt 2022, 16:54 Nga DOSJA
Trafikantët e arrestuar në Itali, Tabaku pyet Agaçin…ja

TIRANE- Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, Jorida Tabaku pyeti sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, ëngjëll Agaçi se cili është komenti i tij për arrestimin e disa ish-klientëve të tij në Itali, (referuar indirekt rastit të gjeneralit Lisi). Pyetja nuk u prit mirë nga Agaçi i cili tha se kjo çështje nuk është subjekt i Komisionit.

Pjesë nga biseda në Komision:

Jorida Tabaku: Mund t’ju bëj dhe një pyetje të fundit…Ka pasur një interes të madh për punën tuaj. Disa nga ish-klientët tuaj janë përpara drejtësisë, doja të diskutoja për këtë çështje…

Ëngjëll Agaçi: Ju lutem ky nuk është subjekt i këtij komisioni, ju kërkoj shumë ndjesë, por së çfarë me ish-klientët e një avokati, nuk është subjekt i këtij komisioni. Unë profesionin e avoatisë e kam ndërprerë në vitin 2017 kur mora detyrën që kam sot. Do ishte e çuditshme….

Jorida Tabaku: Ju falenderoj, arsyeja ishte për pronat publike…

(F.m;f.g/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike engjell agaci gjenerali lisi jorida tabaku komisioni per inceneratoret engjell agaci gjenerali lisi jorida tabaku komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll