Politike

6 marsi/ Shkon për Këshillimin, Rama bën fushatë me ‘lezet’ në Durrës: Dy burra, një grua

22 Shkurt 2022, 17:20 Nga DOSJA
6 marsi/ Shkon për Këshillimin, Rama bën fushatë me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës sot për të prezantuar formularin e Këshillimit Kombëtar por në fakt bëri dhe pak fushatë, edhe pse jo zyrtarisht. Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi kandidatët e tjerë për Bashkinë e Durrësit dhe të zgjedhurën e tij, Emiriana Sakon. Sipas tij, Sako duhej rizgjedhur vetëm sepse është e vetmja femër në garë kundër Luan Hotit (PD) dhe kandidatit të koalicionit “Shtëpia e lirisë”, Ardian Muka.

“Luli dje ishte Luli i babës së vetë. Sot është Lul Brava. Dy burra kanë ata këtu. Që këtu ka mbaruar për mua. Po t’i kesh mend në kokë do zgjedhësh atë që është grua. Pse? Që të dëgjosh nesër nga ata të dy kush është dryni e kush është brava? Me Durrësin nuk kanë pse të ngatërrohen, nuk është votë për mua. Është votë shumë e thjeshtë; dy burra, këtu kanë qenë ata po të ishin aq të zotët do të kishin shkëlqyer, e një grua që ka pasur kohën të tregojë që është person që e meriton mbështetjen e qytetarëve. Kur ra të tërmeti shkoi shtëpi më shtëpi. Durrësi ka nevojë për punë. Po punojmë me Anin (Emiriana Sako),”-tha Rama në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne durres edi rama edi rama ne durres

Sondazh

Poll