Politike

A e njeh Zoton e Mërtirin? Gjiknuri: Jeta më ka bërë të kem shumë njohje…edhe Bashën!

22 Shkurt 2022, 17:31 Nga DOSJA
A e njeh Zoton e Mërtirin? Gjiknuri: Jeta më ka bërë të

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri po jep dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, në cilësinë e ish-ministrit të Energjitikës. Gjatë marrjes në pyetje, Gjiknuri ka mohuar të ketë njohje me Stela Gugallen; Mirel Mërtirin tha se njeh vetëm si fytyrë ndërsa me Klodian Zoton ka patur 3 takime, por theksoi jo njohje të afërta apo shoqërore. Por vetëm në raport kolegësh vitë më parë dhe në kushte pune së fundmi.

PJESË NGA KOMISIONI:

Damian Gjiknuri: Gugalljen nuk e njoh, Mërtirin e njoh si fytyrë, z.Zoto e kam takuar disa herë në cilësojnë e ministrit kur kam vajtur për të vizituar Inceneratorin e Elbasanit, njëherë në zyrë dhe kam punuar me të në Ministrinë e Mbrojtjes. Jeta më ka bërë shumë biznesmenë por dua të ndaj lidhjet shoqërore dhe afërinë për lidhjet që i kam njohur për shkak të detyrës. Jeta ma ka dhënë të njoh edhe Lulzim Bashën që 16 vjeç, po kjo nuk më bën të kem konflikt interesi në politikë.

Jorida Tabaku: A keni udhëtuar ndonjëherë me Mërtirin dhe Zoton?

Damian Gjiknuri: Shumë mirë që ma bëtë këtë pyetje. Më çon një miku im një publikim që kam udhëtuar 7 herë me zotin Zoto dhe Mërtirin. Unë në fakt…Më dëgjoni se njerëzit duan të dinë të vërtetën. Kam marrë informacion nga TIMS për udhëtimet e mia për t’i përputhur me zotin Bardhi. Do keni durim që ta dëgjoni..

Jorida Tabaku: Kemi orë të gjata sot, kryeministri mezi pret që të vijë të dëshmojë.

Damian Gjiknuri: Edhe kryeministri edhe ju do të flini sot. Kam përdorur transport publik, datat që thotë zoti Bardhi, se nuk kontrolloj libretin e pasagjerëve. Më del që 21.03.2018, ndodhem në Samitin e Sofjes. Vazhdojmë 23.01.2017, jam…

Jorida Tabaku: Unë iu pyeta apo jo? Nuk i duam detajet…

Damian Gjiknuri: Katër nga datat që përkojnë me këtë lëvizje, një është që unë kam udhëtuar më familjen. Verifikojini sepse janë rekorde publike. Unë e kuptoj politikën sepse u bëra vite. S’kam asnjë udhëtim me charter. Unë jam komshi me vëllanë tënd. Jetojmë në një pallat.

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët/ Veliaj: Rashë parimisht dakord. Agaçi: Zero presion nga Rama e Ahmetaj

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike damian gjiknuri komisioni per inceneratoret damian gjiknuri komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll