Politike

VIDEO/ Luan Hoti “infektohet” nga Basha, perla e freskët: Durrësi ka 500 turistë në verë

22 Shkurt 2022, 17:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Luan Hoti “infektohet” nga Basha, perla e freskët:

TIRANE- Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit mund të ketë njohuri në shumë fusha, por me matematikën duket se nuk i ka mirë punët. Bëhet fjalë për Luan Hotin, i cili jo më larg se një javë më parë bëri një lëmsh të vërtetë fjalësh në lidhje me “bashkëshorti i gruas, babai i fëmijëve të mi, kur po fliste thjesht për veten e tij. Kësaj here, Hoti ka folur për sezonin turistik në Durrës dhe ka thënë se gjatë verës qyteti vizitohet nga 400 deri në 500 turistë.


“Çfarë ndodhi gjatë verës së vitit të kaluar. U mbytem nga plehrat, në një qytet që gjatë verës i vinë 400-500 turistë.”-tha Luan Hoti.

Në fakt, 400 ose 500 turistë, Durrësi në verë i ka në orë, por duket se me shifrat demokratët janë të infektuar. Jo pa precedentë, shefi i tyre politik, Lulzim Basha njihet për lapsuset me matematikën. Dhe ja si legjendat ringjallen…

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gafa e luan hotit luan hoti gafa e luan hotit luan hoti

Sondazh

Poll