Politike

Ina Zhupa: Kandidaten e PS-së në Shkodër e ka zgjedhur Tom Doshi

22 Shkurt 2022, 17:09 Nga DOSJA
Ina Zhupa: Kandidaten e PS-së në Shkodër e ka zgjedhur Tom Doshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka deklaruar se Top Doshi është i plotfuqishmi i kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Gjatë një deklarate për mediat, Zhupa tha se kandidaten e PS-së në Shkodër e ka zgjedhur Doshi. Ajo gjithashtu ka thënë se Doshi edhe pse është i shpallur non grata nga SHBA-ja, Rama vazhdon ta përdorë atë për të manipuluar, shantazhuar dhe blerë vota. Zhupa gjithashtu ka bërë thirrje për qytetarët e Shkodrës, që në 6 mars të votojnë për kandidatin e Partisë Demokratike, Xhemal Bushatin.

Tom Doshi është i plotfuqishmi i Edi Ramës në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka. Çdo tendër, emërim, kandidim merr më parë miratimin e Tom Doshit. Siç e konfirmon dhe vetë në takimet elektorale që po zhvillon këto ditë. Edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës siç e konfirmon në videon e mëposhtme e ka përzgjedhur ai. Ndiqeni videon, ku e pranon vetë një fakt të tillë

Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama vazhdon ta përdor Tom Doshin, për të manipuluar, shantazhuar e blerë vota, duke e emëruar de fakto si shefi politik dhe drejtues të fushatës së kandidates së PS në Shkodër. A ka poshtërim më të madh për socialiatët shkodranë që dhe kandidaët e tyre ta përzgjedhë Tom Doshi? A ka turp më të madh për socilistët që gjithçka në emër të tyre ta vendosë Tom Doshi? Edi Rama nuk ndahet dot nga të inkriminuarit dhe të korruptuarit. Pa ta, ai, asnjë dite nuk do të qëndronte në pushtet. Socialistët shkodranë me 6 mars kanë mundësinë të mos e pranojnë kandidatin e Tom Doshit. Me 6 mars votoni për qytetin tuaj, votoni Me Dashni për Shkodrën, votoni Xhemal Bushatin, nr 3 në fletën e votimit.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ina zhupa tom doshi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ina zhupa tom doshi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll