Politike

Komisioni maratonë! Xhafaj e plas në mes të sallës: Ka mbaruar Big Brother, duhet pak show

22 Shkurt 2022, 17:02 Nga DOSJA
Komisioni maratonë! Xhafaj e plas në mes të sallës: Ka

TIRANE- Maratona e marrjes në pyetje të dëshmitarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët ka shkaktuar hilaritet në sallë. Deputeti socialist Etjen Xhafaj, teksa shigjetoi kryetaren e Komisionit, Jorida Tabaku se është duke marrë pyetje nga jashtë, tha se nëse Komisioni do të donte të hetonte më mirë, do të merrte ekspertë. Këtu filloi edhe krahasimi me show-n “Big Brother”.

DEBATET NE KOMISION:

Jorida Tabaku: Zoti Xhafaj ka shumë të drejtë, zoti Xhafaj 30 sekonda, edhe ju 30 sekonda

Etjen Xhafaj: Nëse ju do të kishit probleme me dëshminë mund të merrnit ekspertë juridikë, duke qenë se besoj se do të jemi nga 5-6 orë live. Duke qenë se ka mbaruar Big Brother dhe tani na duhet një shoë alternative. Do të vazhdojmë të pyesim çdo dëshmitar, por jo bazuar mbi ‘famën’ siç u tha këtu. Sepse ju i merrni pyetjet të gatshme dhe kjo gjë u konfirmua që paraditen e sotme…

Belind Këlliçi: Do bëj pyetjet që kisha për të bërë, e kam shumë të shkurtër, e kam shumë shkurt…

Etjen Xhafaj: Keni shtatë vjet që i keni të gatshme ato pyetje që bëni….

Belind Këlliçi: Kemi disa orë që vazhdojmë, do të doja të kishim pyetje përgjigje që të qartësojmë opinionin publik. Mesa dëgjova, për Elbasanin nuk ishte përdorur procedurë e përshpejtuar

Ëngjëll Agaçi: Për çfarë e kishit fjalë ju lutem

Belind Këlliçi: Për 24 orë u bë gjithçka

(f.m;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike etjen xhafaj komisioni per inceneratoret etjen xhafaj komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll