Politike

Inceneratori i Tiranës/ Veliaj mashtroi, dha “ok” 6 muaj para Ministrisë së Mjedisit

22 Shkurt 2022, 14:27 Nga DOSJA

TIRANËKryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u kap duke mashtruar sot para Komisionit Hetimor Parlamentar të Inceneratorëve. Ai pretendoi se kishte firmosur për nisjen e ndërtimit të inceneratorit të Tiranës pasi mori kontratën e miratuar mes Ministrisë së Mjedisit dhe inceneratorëve.

Në komision, Veliaj lexoi sot një aneks të kontratës, e cila u dha më pas nga Ministria e Mjedisit për tu firmosur pas negociatave të saj me inceneratorët.

Në procesverbalin nr.15, datë 31 tetor 2017, Ministria e Mjedisit kërkon vazhdimin e  procedurave për negocimin kontratës me objekt landfill (incinerator). Procesverbali u sigurua nga “Ora News”.


Por, Veliaj ka firmosur në 27 mars 2017 vendimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës, dërguar ish-sekretarit të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, 6 muaj para se Ministria e Mjedisit të jepte ‘ok’ për vazhdimin e negociatave. Kjo u konsiderua nga anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve si tejkalim kompetence dhe shkelje.

Ai rezulton i përfshirë në këtë çështje që në letrën e parë që ka çuar kompania “Integrated Energy BV SPV” si propozim i pakërkuar.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve erion veliaj afera e inceneratorëve erion veliaj

Sondazh

Poll