Politike

“Luani blofin”, Tabaku pyet për inspektime, Felaj kërkon dokumentin, Agaçi: S’e mbaj mend

22 Shkurt 2022, 15:21 Nga DOSJA
“Luani blofin”, Tabaku pyet për inspektime, Felaj kërkon

Ermonela Felaj: Ju folët për një vendim të ministrave, nën dijeninë time ministrat japin vetëm urdhra dhe udhëzimë, jo vendime, ju e keni, ne nuk e kemi, ju lutem vendosjani në dispozicion që të japë përgjigje. Duam të kuptojmë cili dokument zyrtar i referoheni. Nuk e kemi këtë dokumentacion, rrethi i dokumentacionit të mbledhur në mënyrë formale apo jo, duhet të ishte vënë në dispozicion. Këtë po them….

Jorida Tabaku: Një sekond të flas këtu, e ka këtu eksperincën se si funksionohet përsa i përket vendimeve. bëhet fjalë për një inspektim financiar të Ministrisë së Financave. A keni pasur ju dijeni për këtë? Ky është shqetësimi ynë, e kam kërkuar këtë raport dhe zyrtarisht qeveria ka refuzuar të ma japë, por unë e kam. A ka dijeni?

Ermonela Felaj:Janë bërë pohime nga më të ndryshmet, ka ndonjë sekret për atë që keni përpara apo bëni bllofe? Vendoseni në dispozicion

Jorida Tabaku: Sa të mbaroj pyetjen

Ermonela Felaj:Po ju e mbaruat

Jorida Tabaku: Kemi dhe zonjën Denaj këtu

Ermonela Felaj: Zonja Denaj është anëtare

Jorida Tabaku: Ky është problemi sepse disa anëtarë kanë informacione që ne nuk i kemi

Ermonela Felaj: Ky është problemi sepse ju nuk i fitoni dot zgjedhjet

Jorida Tabaku: Nëse doni ta bëjmë politik debatin e bëjmë, zoti Agaçi nuk është person politik. A keni dijeni për nisjen e një inspektimi financar?

Ëngjell Agaçi: Nuk flas dot pa parë dokumentin, është çështje memorie, s’i mbaj mend të gjitha

vijon…

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll