Politike

Balluku: Koncensionarit të Tiranës nuk i kalojmë asnjë kokërr leku nga buxheti i shtetit

21 Shkurt 2022, 16:58 Nga DOSJA
Balluku: Koncensionarit të Tiranës nuk i kalojmë asnjë

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se koncensionarit për inceneratorin e Tiranës nuk i kalohet asgjë nga buxheti i shtetit. E pranishme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Balluku tha se paratë që depoziton Bashkia e Tiranës janë për tarifën e shërbimit që merr. E pyetur për 29 euroshin, Balluku bëri një paralelizëm me kohën kur kryedemokrati Lulzim Basha ishte në krye të Bashkisë Tiranë.

Pjesë nga biseda:

Belind Këlliçi: A ndjeni ju që ky 29 euroshi për ton është parapagesë

Belinda Balluku: Duhet sqaruar, pra 29 eurot. po marr një atribut që nuk më takon, kontrata është lidhur para se të vija në detyrë. Është çmim mesatar, është vendosur si i tillë pas një analize financire. Ajo shifer ka dy mundësi se si mund të ishte, mund të ishte pasqyruar duke filluar nga viti i incenerimit, mund të ishte më pas, dhe nga viti i incenerimit mund të ishte më e lartë. Nuk shikoj asnjë përgjegjësi, është çmim mesatar për t’i dhënë një kurbë sa më të zbutur një koncenesoni dhe për të mos e goditur më vonë kur të fillojë incenerimi. Është e detajuar se si arrihet tek ky çmim, në analizën e bërë. Në kohën kur Bashkia e Tiranës kishte në krye zotin Basha ka pasur një fizibilitet 40 euro që më pas shkoi 37. Sot diskutojmë 29 euro, i keni të detajuar në kontratë. Ndërkohë që në rastin e Bashkisë Tiranë, kur pallatet e Astirit ishin pjesë e Kasharit dhe Paskuqani lihej jashtë, ishte 40 euro. Sot Tirana menaxhohet me 39 euro.

Belind Këlliçi: Keni paguar 37 mln euro deri më sot, kemi dëgjuar nga administratorja që një pjesë e shpenzimeve, 1.2 mln euro janë shpenzuar për udhëtime e konsulencë, ju duket e drejtë? Paratë e taksapaguesve shqiptarë janë këto. Ka ardhur edhe me shkresë…

Belinda Balluku: Duhet para së gjithash të qartësojmë faktin që impianti i Tiranës nuk ndërtohet me paratë e buxhetit të shtetit, do ishte gabim e abuzim ta thonim këtë, ndërtohet përmes instrumentit të koncensionit. Koncensionari vendos nga paratë e veta, e ndërton dhe e menaxhon për 30 vite, më pas i kalon shtetit dhe vendos shteti se çfarë të bëjë me të. Bashkia Tiranë nuk i kalon asnjë kokërr leku koncensionarit, zero.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku komisioni hetimor per inceneratoret belinda balluku komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll