Politike

25 vite për Fierin? Balluku shmanget: Kënaqeni kur merrni përgjigjen që doni, s’e bëj dot

21 Shkurt 2022, 15:52 Nga DOSJA
25 vite për Fierin? Balluku shmanget: Kënaqeni kur merrni

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku nuk tregoi nëse do të ketë një vendim identik me kohëzgjatje 25-vjeçare për rastin e Fierit, siç është bërë me inceneratorin e Elbasanit. E pranishme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Balluku u pyet për këtë gjë dhe nuk dha përgjigje duke debatuar me demokratin Helidon Bushati. 

Pjesë nga biseda:

Helidon Bushati: Unë desha të di, a do të ketë një vendim identik me kohëzgjatje 25-vjeçare për rastin e Fierit

Belinda Balluku: Nuk e di cila është ajo kontratë që krijon probleme në arbitrazh për Shqipërinë, I referoheni Elbasanit besoj…

Helidon Bushati: Po

Belinda Balluku: 25 vite janë afati i vlefshmërisë të prodhimit të energjisë në Elbasan, licensa dhe gjithçka tjetër që është prodhuar, i kalon bashkisë së Elbasanit, nuk shikoj ku do të ketë probleme në arbitrazh. Nuk do të ketë pretendime nga pala ndërtuese. E njëjta procedurë ndodh edhe me Fierin. Këto janë impiante që prodhojnë energji elektrike…VKM-ja ka dhënë pra vlefshmëri të afatit të shfrytëzimit të këtyre impianteve për 25 vite për rastin e Elbasanit, ne e shohim të qartë, ju doni të ngrini shqetësime që nuk ekzistojnë….

Helidon Bushati: Nuk u përgjigjët

Anila Denaj: Ta dha përgjigjen

Belinda Balluku: Edhe njëherë zoti Bushati, ju doni përgjigje tjetër por unë nuk jua bëj dot këtë favor. Ju kënaqeni kur merrni përgjigjen që doni por nuk jua bëj dot këtë…

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku komisioni hetimor per inceneratoret belinda balluku komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll