Politike

‘Edhe supervizor, edhe projektues!’ Bushati debaton me Ballukun, ministrja: Pyetje politike

21 Shkurt 2022, 15:39 Nga DOSJA
‘Edhe supervizor, edhe projektues!’ Bushati debaton me Ballukun,

TIRANË– Ministrja e I frastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka debatuar me demokratin Helidon Bushati. E pranishme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Balluku tha se supervizorët nuk zgjidhen prej saj. Ajo u pyet nga Bushati për faktin që një supervizor ishte edhe projektues, por këtë gjë e quajti politike. 

Pjesë nga biseda:

Helidon Bushati: Të fokusohemi te përzgjedhja e supervizorit….

Belinda Balluku: Më bëhet qejfi që e përmendi faktin se si janë zgjedhur supervizorët. Supervizori është zgjedhur me propozim të koncensioniarit duke sjellë 3 kompani të ndryshme. I janë dorëzuar autoritetit kontraktor, për të bërë përzgjedhjen e 3 kompanive. Kështu është bërë përzgjedhja.

Helidon Bushati: Përsa i përket superivizorëve, tani në një rast konkret na del edhe projektues, a ka konflikt interesi? 

Belinda Balluku: Në këto kushte duhet të thërrisini supervizorin duke qenë se ka përgjegjësi ligjore, në lidhje me çdo gjë që i drejtohet autoritetit kontraktor. Besoj se nuk do ta refuzojë praninë e tij në këtë sallë. Kjo është pyetje politike…

Helidon Bushati: Por ju referohem si titullare duke qenë se jeni në detyrat funksionale tuaja, futet edhe kjo 

Belinda Balluku: Edhe njëherë po përgjigjem pikërisht si titullare, këto kontrata kanë ardhur në 2018 dhe kanë qenë kontrata në vazhdim. Ju po kërkoni gjykimin e procedurës, unë nuk e shikoj në fushën timë të përgjegjësisë që thjesht në pikëpamjen time ju po mundohen të bëni që një përgjegjës të japë pasqyrimin e tij personal. Nëse keni pyetje për supervizorin, thirreni e pyeteni.

Helidon Bushati: Ju kanë sjellë ju si titullare me raportet e ndryshme për problematika të ndryshme. Po i referohem një elementi tjetër. 

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku helidon bushati komisioni hetimor per inceneratoret belinda balluku helidon bushati komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll