Politike

ERE nuk cakton çmim për energjinë, Balluku: S’guxojmë t’i bëjmë presion

21 Shkurt 2022, 15:56 Nga DOSJA
ERE nuk cakton çmim për energjinë, Balluku:

TIRANË– Ministrja e Enegjisë dhe Infrastrukturës bëri përgjegjës Entin Rregullator të Energjisë për faktin që nga inceneratorët nuk po hidhet në rrjet energji elektrike pasi nuk është përcaktuar çmimi. E pranishme në Komisionin Hetmor për Inceneratorët, Balluku tha se ajo si ministre dhe institucioni që drejton nuk i bëjnë dot presion ERE-s. Sipas saj, mjaftojnë kërkesat zyrtare dhe vendimi i Gjykatës. 

“Ministria e Infrastrukturës as nuk guxon dhe as nuk i bën dot presion ERE-s për nxjerrjen e çmimit,. Ka pasur një process me ERE-n. Ka që nga 4 nëntor 2020 që është pranuar kërkesa për detyrimin e ERE-s për të vendosur çmimin e energjisë që prodhon impianti. Gjykata e shkallës së parë i kërkon ERE-s që të shpallë çmimin. Është kërkuar angazhimi i ERE-s për këtë çështje. I kemi rikërkuar ERE-s që të marrë masat për përcaktimin e shitjes së energjisë elektrike, kjo është detyra që mund të kryejmë,”- tha Balluku. 

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku komisioni hetimor per inceneratoret belinda balluku komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll