Politike

“Me 7 x7 =42 çuam një në burg”, Balluku debat me Tabakun: Erdhi SMS, me telefona në dorë

21 Shkurt 2022, 16:46 Nga DOSJA
“Me 7 x7 =42 çuam një në burg”, Balluku debat me

TIRANË– Debate të forta mes kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku dhe ministres Belinda Balluku. E pranishme në Komisionin për Inceneratorët, Balluku komentoi Kuvendin e Partisë Demokratike. Ajo tha se 430 milione euro që PD-ja pretendon se janë vjedhur janë një abstragim, njësoj siç sipas saj janë shtuar personat që kanë marrë pjesë tek Pallati i Kongreseve që ka 2 mijë karrige, por u deklarua se ishin plot 5 mijë persona. 

Pjesë nga biseda: 

Jorida Tabaku: Janë 430 milionë euro të vjedhura….

Belinda Balluku: Kjo shifra 430 mln euro e abuzimit, nuk e di kue e keni gjetu… për këto kontrata që i kam gjetur, por i kam hapur se jam shqetësuar dhe unë, se nuk dalin gjëkundi. I fusja dhe bashkë e jam munduar shumë me thënë të drejtën, se s’më dilnin…Është një abstragim i i juaji, se si po të shtosh 30 mijë euro në muaj për vonesë, plus se sa shkojnë në 30 vite, impaktojnë vjedhjen e madhe prej 430 milion eurosh. Unë personalisht kam respekt

(Ndërhyn Tabaku)

Belinda Balluku: Kam respekt për punën që ju bëni në këtë rast, kjo shkon si puna e karrigeve të pallateve të kongreseve që morët 5 mijë veta për 2 mijë karrige…

(Ndërhyrje nga salla)

Jorida Tabaku: ju lutem me qetësi kolegë, mos u shqetësoni fare se me këtë 7 x7 =42 ka shkuar në burg njëri të shohim a do të shkojë njeri tjetër në burg.

Belinda Balluku: Nëse flisni gjithë kohës sikur këto 430 mln i keni të kapura vjedhe ndërkohë ky është një abstragim…mos e shtyp atë mikrofon se e ke në dorë…

Jorida Tabaku: Ta dëgjojmë zonjën ministre se besoj qytetarët e kuptojnë të gjithë se deri nesër do e dëgjojmë disa herë se erdhi mesazhi në linjë…ups

Belinda Balluku: Nuk e di se nga vijnë mesazhet, me kolegët e zgjidhni vetë ju se jeni kolegë dhe i keni marrëdhëniet e mira, të gjithë jeni me celularë në dorë jeni…unë jo njëherë….

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret belinda balluku jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll