Politike

Berisha: Sako ka abuzuar me grantet e tërmetit, dha 200 mijë euro për bandidët e djegësave

21 Shkurt 2022, 16:34 Nga DOSJA
Berisha: Sako ka abuzuar me grantet e tërmetit, dha 200 mijë euro

DURRËS – Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi kryebashkiaken e Durrësit Emiriana Sako se ka abuzuar me grantet e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në fushatën në Shkozet ku prezantoi Ardian Mukën, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Berisha tha se Sako, dy javë pas shpërthimit të skandalit të inceneratorëve të mbeturinave, u dha 200 mijë euro disbursim personave të korruptuar që qëndrojnë pas kësaj afere prej 430 milionë eurosh. Për këto arsye, sipas Berishës, Emiriana Sako nuk duhej të kandidonte në 6 mars.

“Janë ato ndërtesa që kanë firmën e saj që morën gjithë at Dosja është në prokurori. Prokuroria e Edi Ramës mund ta mbyllë atë, por shpirtrat e atyre qësjanë më bëjnë thirrje për drejtësi. Ata nuk gjejnë paqe nëse zyrtarët që neglizhuan dhe u treguan të papërgjegjshëm të vendosen para ligjit. Shumë zonja të tjera socialiste kishin të drejtë të kërkonin votën. Zonja Sako gjatë 2 viteve që drejton bashkinë në televizionet e vendit janë dhënë me dhjetëra kronika denonconin padrejtësitë e saj, ku jepeshin grante sipas përkatësive partiake. Ka shkelur kodin për ndihmat e tërmetit. Dy javë pasi doli skandali, ajo disbursoi 200 mijë euro për bandidët e djegësave”, deklaroi Berisha në Shkozet.

LAJMI KRYESOR: Berisha në Durrës: Rama mund të mbyllë dosjen e tërmetit për Sakon, abuzoi me grantet

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike emiriana sako inceneratorët sali berisha termeti i 26 nentorit 2019 emiriana sako inceneratorët sali berisha termeti i 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll