Politike

Debat me Tabakun, Balluku: Mos dil në përfundime, plotëso raportin nëse s’të pëlqen

21 Shkurt 2022, 16:14 Nga DOSJA
Debat me Tabakun, Balluku: Mos dil në përfundime, plotëso

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka debatuar me kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku. E pranishme në Kuvend, Balluku kritikoi Tabakun. Ajo tha se nëse kryetares nuk i pëlqenin përgjigjet e saj mund t’i shënonte në raport, por jo që të dilte në konkluzione dhe të komentonte përgjigjet e saj. 

Pjesë nga biseda: 

Antoneta Dhima: Keni përfunduar me likujdimin e të gjithë vlerës sipas kontratës

Belinda Balluku: Jo, kur supervizori të dërgojë situacionet, do të ndiqen

Jorida Tabaku: Kam unë pyetje, zonja ministre, ju folët për njësinë e zbatimit të projektit. Urdhri është firmosur nga ju, të gjitha udhëzimet vijnë tek ju, sipas kontratës, neni 6 pika 6, jeni informuar për listën e nënkontraktorëve, i referohem në veçanti Tiranës dhe Fierit.

Belinda Balluku: Dua të jap një shembull, nuk varësi NJZP-ja nga kontraktori, informon njësoj siç informon edhe palët e tjera. Më duhet t’i drejtohem Bashkisë Tiranë e Fier për të ca,ktuar një punonjës tjetër që do të përformojë në këtë gjë

Jorida Tabaku: Kush i bën pagesat?

Belinda Balluku: Folët për NJZP apo pagesat

Jorida Tabaku: Kush i bën, po ju pyes

Belinda Balluku: Autoriteti kontraktor funksionon si financier

Jorida Tabaku: Jo nuk është kaq e thjeshtë

Belinda Balluku: Kaq e thjeshtë është

Jorida Tabaku: Për Fierin dhe Tiranën kanë ardhur situacione dhe nga kompania audituese që zotërohet për fat të keq dhe nga koncensionari. Nuk mban askush përgjegjësi për pagesat që vijnë nga institucioni juaj, përvec sekretares së përgjithshme të institucionit tuaj

Belinda Balluku: Atëherë do të qëndronte thjesht mbi një zyrtar çdo përgjegjësi, por jo ka supervizorë. Është debat që e bëjmë sa herë të doni, është çshtje ligjore, pasi nuk kemi vendosur ne…Ju lutem mos dilni në përfundime, nëse ka diçka që nuk ju pëlqen nga përgjigjet e mia, plotësoni raportin. 

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(F.m/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret belinda balluku jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll