Politike

“Kemi masterplan për 1.1 mln ton plehra”, Balluku ndërpret fjalën: Qetësohuni e më njoftoni

21 Shkurt 2022, 16:24 Nga DOSJA
“Kemi masterplan për 1.1 mln ton plehra”, Balluku ndërpret

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku nuk preferon të përmendë fjalën inceneratorë, or impante përpunimi mbetjesh. E pranishme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Balluku tha se qeveria ka një masterplan për 1.1 milion ton plehra që depozitohen çdo vit. Ajo tha se gjithçka është studiuar mirë pas emergjencës mjedisore është gjetur në vitin 2014, duke nisur nga Sharra.

Pjesë nga biseda: 

Belinda Balluku: Thuhet gjithë kohës inceneratorë, inceneratorë, këtu bëhet fjalë për impiante përpunimi, kryhet një process për të cilin qytetarët duhet të jenë në dijeni

Jorida Tabaku: A është amenduar kontrata për të përfshirë edhe Bashkinë e Durrësit? Ndryshon kostioja, ulet dhe ngrihet kostoja, ndodhta e kam gabim…na sqaroni më qartë.

Belinda Balluku: 1.1 milion ton plehra që prodhohen gjatë vitit, kemi një masterplan që është studiuar mirë pas emergjencës mjedisore që kemi gjetur në vitin 2014, duke nisur nga Sharra, ju e dini shumë mirë këtë

Jorida Tabaku: Zonja Balluku, ju lutem….të mbarojmë këtë rrjedhë pyetjesh që të flisni edhe për Sharrën, përgjigjuni ju lutem

Belinda Balluku: Unë kam rrjedhën timë logjike

Jorida Tabaku: Patjetër

Belinda Balluku: Por, patjetër po s’po më lini, kështu është mënyrë si unë mendoj dhe shprehem, nëse kjo gjë krijon problem, më vjen keq….mirë kur të qetësoheni më njoftoni….

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll