Politike

“Yuri Kim përfaqësuese e mafies së George Sorosit”, Berisha: Duan të prishin imazhin e SHBA

21 Shkurt 2022, 16:45 Nga DOSJA
“Yuri Kim përfaqësuese e mafies së George Sorosit”,

DURRËS – Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi sërish ambasadoren e SHBA në vendin tonë Yuri Kim. Në takimin me banorët e Shkozetit, ai e akuzoi Kim se përfaqëson mafien e filantropit George Soros. Sipas tij, Yuri Kim po shkel parimet e vyera demokratike me të cilat SHBA njihet në botë. Nga ana tjetër, ai shtoi se synimi i kësaj mafieje është shkatërrimi i imazhit pozitiv amerikan në Shqipëri, por kjo nuk do të ndodhë kurrë sipas Berishës.

“Yuri Kim, si guvernatore i lejon vetes të ndërhyjë në proceset e brenshme elektorale. Përfaqëson mafien e George Sorosit. Shkelmon parimet e demokracisë së SHBA. Synimi I kësaj mafieje është të prishë imazhin e SHBA para shqiptarëve. Këtë s’do ta arrijë kurrë”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha në Durrës: Rama mund të mbyllë dosjen e tërmetit për Sakon, abuzoi me grantet

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambasadorja yuri kim george soros sali berisha ne durres ambasadorja yuri kim george soros sali berisha ne durres

Sondazh

Poll