Sport

Barcelona e Xavit zbavitet në Valencia, katalanasit vazhdojnë ngjitjen në klasifikim

20 Shkurt 2022, 19:20 Nga DOSJA
Barcelona e Xavit zbavitet në Valencia, katalanasit vazhdojnë ngjitjen

SPANJË– Barcelona ia del të fitojë bindshëm në javën e 25-të të La Liga-s. Katalanasit fitojnë me shifrat 4-1 ndaj Valencias dhe paralajmëron Napolin që do të luajë javën tjetër për Europa League.

Goleada e Barcelonës nisi në minutën e 23’ me Aubameyang, më pas De Jong dyfishoi shifrat dhjetë minuta më pas. Megjithatë golat nuk do të përfundonin në këtë fraksion, sepse do të ishte përsëri Aubameyang që do të shënonte sërish. Në pjesën e dytë Valencia kërkon të hyjë në lojë dhe goli i Soler në minutën e 53’, sikur ndezi një farë shprese, por Pedri mbylli çdo llogari.

Valencia konfirmon momentin e keq që po kalon pasi nuk po fiton prej 8 ndeshjesh, ndërsa Barcelona blindon vendin e katërt dhe konfirmon periudhën e mirë që po kalon skaudra e tij.

 E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona valencia xavi barcelona valencia xavi

Sondazh

Poll