Sport

Neymar, çfarë bën kështu? Penalltia qesharake e brazilianit bëhet virale

20 Shkurt 2022, 17:00 Nga DOSJA
Neymar, çfarë bën kështu? Penalltia qesharake e

PARIS- PSG përsoi një humbje të turpshme ndaj Nantes me shifrat 3-1. Pjesa e parë u dominua nga vendasit, të cilët kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me një avantazh 3-0. PSG ka provuar të kundërpërgjigjet në pjesën e dytë dhe dy minuta pas futjes në fushë ka arritur të shënojë me Neymar, i cili ka dërguar topin në rrjetë pas një asisti të bukur të marrë nga Messi.

Në minutën e 60-të, O’Ney pati mundësinë e shkëlqyer për të çuar shifrat në 3-2 me penallti. Sulmuesi brazilian bëri një ecje të ngadaltë, duke u përpjekur të mashtrojë portierin Lafont. Mirëpo, ish-portieri i Fiorentinës nuk e lejoi veten të ngatërrohet dhe shpëtoi penalltinë.

 

The way Neymar play the penalty saf dey show sey Ebi match-fixing Cox what this??? pic.twitter.com/RHZ9xEIyUX

— eLoRm_UZumaKi (@RobbyxStark) February 19, 2022

Së pari gjuajtja e 11-metërshit e humbur e Messit kundër Real Madrid, tani e humbur nga Neymar kundër Nantes. Ndoshta Pochettino do të duhet të gjejë një tjetër goditës për penalltitë?

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport neymar psg neymar psg

Sondazh

Poll