Sport

Video/ Goditet me grusht nëna e futbollistit të Man.City-t, reagon klubi; Jemi të tmerruar

20 Shkurt 2022, 15:59 Nga DOSJA
Video/ Goditet me grusht nëna e futbollistit të Man.City-t, reagon

ANGLI– Pamje tronditëse janë shfaqur orët e fundit kur nëna e futbollistit të Manchester City-t, Phil Foden është goditur me grusht. Ngjarja ka ndodhur në Arena Manchester ku u zhvillua përballja mes dy boksierëve si Kell Brook dhe Amir Khan.

Video tregon mesfushorin, duke u futur në një dhomë private në AO Arena ndërsa një grup personash filluan ta ofendonin. Këtu ka ndërhyrë partnerja dhe nëna e lojtarit, që fillimisht janë ofenduar, por më pas ai e godet atë në fytyrë përpara se një burrë tjetër i veshur me të zeza t’i dalë në mbrojtje dhe të hidhet drejt grupit.

 

If that’s Phil Foden’s security he wanna think about getting someone better in to do the job ? pic.twitter.com/XHY0aZgCGZ

— Jonathan Quinn (@JonnorQuinn3) February 20, 2022

Pak minuta më vonë, Phil Foden, mbron nënën e tij dhe është përfshirë për pak kohë në sherr, ndërsa grupi i agresorëve lëviz përgjatë korridorit. Klubi i Manchester City-t ka reaguar menjëherë: “Ne jemi të tronditur dhe të tmerruar për natyrën sulmit që pësoi një prej anëtarëve të familjes së Phil. Ne do të vazhdojmë t’i japim Phil dhe familjes së tij të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që ata kanë nevojë. ‘

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester city phil foden manchester city phil foden

Sondazh

Poll