Sport

Tirana kërkon titullin,por ç’është kjo humbje ndaj Kastriotit? Laçi tani është -3 pikë larg

20 Shkurt 2022, 15:40 Nga DOSJA
Tirana kërkon titullin,por ç’është kjo humbje ndaj

KAMËZ– Kastrioti bën surprizën e madhe. Skuadra krutane ia ka dalë të fitojë ndaj Tiranës me shifrat 2-1. Fillimisht goli i parë do të shënohej nga Kaina në minutën e 14’ teksa pas disa ngatërrimeve në zonën e rreptësisë sulmuesit brazilian i ka mjaftuar një prekje që të kalonte vijën fatale.

Në pjesën e dytë do të ishte përsëri skuadra drejtuar nga Emiliano Çela që do të shënonte golin e dytë, po me Kaina-n në minutën e 82’. Sfida u duk sikur u hap me realizimin e golit të Dijar Nikqit në minutën e 88’, por ndeshja përfundoi me triumfin e krutanëve.

Kjo fitore e artë e Kastriotit e ngjit një pozicion më lart, teksa lë pas shumë javësh vendin e fundit dhe duke koleksionuar 18 pikë, ndërsa Tirana me këtë hap fals mbetet në 46 pikë, por ndjen Laçin pranë pas fitores me Kukësin në -3 dhe me ndeshjen direkte javën e ardhshme.

Laçi nuk ndalet, teksa këtë herë ka mposhtur skuadrën e Kukësit me rezultatin 3-0. Kurbinasit e zhbllokuan ndeshjen që në minutën e tetë, pas një goditjeje dënimi.Renato Malota me kokë ndëshkoi ish-skuadrën e tij.

Bardhezinjtë ishin më ngulmues dhe në fundin e pjesës së parë shënuan edhe golin e dytë me nigerianin Adeleke, i pari për të në kampionatin tonë.Me rezultatin 2-0 kurbinasi shkuan në pushim dhe Kukësi nuk pati fuqi të reagonte. Në fund Laçi shënoi edhe golin e tretë, me Iljasa Zylfiun.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kastrioti kukesi laçi tirana kastrioti kukesi laçi tirana

Sondazh

Poll