Sport

Shitet Atalanta, Percassi dhe amerikani Pagliuca, tani së bashku në kolltukun e “La Deas”

20 Shkurt 2022, 06:21 Nga DOSJA
Shitet Atalanta, Percassi dhe amerikani Pagliuca, tani së bashku në

ITALI – Pas thashethemeve të orëve të fundit, ka mbërritur edhe njoftimi zyrtar. Atalanta ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshjeje partneriteti midis familjes Percassi dhe një grupi investitorësh të udhëhequr nga Stephen Pagliuca, partner menaxhues dhe bashkëpronar i Boston Celtics, si dhe bashkëkryetar i Bain Capital, një nga fondet kryesore të investimi në botë.

Marrëveshja parashikon afrimin e investitorëve të rinj, me 55% të kapitalin aksionar të La Dea Srl (“La Dea”). Familja Percassi do të mbajë 45% të aksioneve. Klubi bergamask tani është nën-holding i familjes Percassi, pronar i afërsisht 86% të kapitalit aksioner te Atalanta. Antonio dhe Luca Percassi, do të vazhdojnë të mbajnë detyrën e presidentit dhe shefit ekzekutiv të klubit, ndërsa bashkëkryetar i tyre do të emërohet Stephen Pagliuca.

“Atalanta Bergamasca Calcio SpA njofton nënshkrimin e një marrëveshjeje partneriteti midis familjes Percassi dhe një grupi investitorësh, të udhëhequr nga Stephen Pagliuca, partner menaxhues dhe bashkëpronar i Boston Celtics, si dhe bashkë-kryetar i Bain Capital, një nga fondet kryesore të investimeve në botë.

Marrëveshja parashikon afrimin e investitorëve të rinj me 55% të aksioneve në kapitalin aksionar të La Dea Srl (“La Dea”). Familja Percassi do të mbajë 45% të aksioneve. “La Dea” është nën-holding i familjes Percassi, pronar i afërsisht 86% të kapitalit aksioner të Atalanta.

Familja Percassi do të mbetet aksioneri kryesor i vetëm dhe qeverisja do të jetë shprehja e një partneriteti të barabartë: Antonio dhe Luca Percassi do të vazhdojnë të mbajnë përkatësisht postin e presidentit dhe drejtorit administrative të Atalantës, ndërsa Stephen Pagliuca do të emërohet bashkë-president i klubi,”- thohet ndër të tjera në njoftimin zyrtar që ka shpërndarë klubi i Atalantës për mediat.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta do të presë atalanta ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshjeje partneriteti drejtori administrativ i skuadrës bergamaske të atalantas një grupi investitorësh të udhëhequr nga stephen pagliuca partner menaxhues dhe bashkëpronar i boston celtics atalanta do të presë atalanta ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshjeje partneriteti drejtori administrativ i skuadrës bergamaske të atalantas një grupi investitorësh të udhëhequr nga stephen pagliuca partner menaxhues dhe bashkëpronar i boston celtics

Sondazh

Poll