Sport

Surprizë në Ligue 1! Nantes “shpërfytyron” PSG-në e yjeve, Lyon ndalet në barazim…

20 Shkurt 2022, 06:55 Nga DOSJA

FRANCE E bujshme në ndeshjet e së shtunën në mbrëmje për javën e 25-të të Ligue 1: PSG humbi 3-1 në transfertën ndaj Nantes, e cila shënoi vetëm në pjesën e parë, por i mundi djemtë e Pochettinos.

Përcaktues në surprizën e “Stade de la Beaujoire” ishin golat e Kolo Muanit (4′), Merlin (16′) dhe Blas (36’) nuk gabon nga pika e penalltisë të shkaktuar nga Wijnaldum, që preku topin me dorë.

Në fillim të pjesës së dytë, Neymar (47′) shkurton distancën pas një asisti rë Messit, por më pas, në minutën e 58-të gabon nga pika bardhë e penalltisë së fituar nga Mbappe.

Ky ishte nokautin e dytë në kampionat i skuadrës së PSG-së, e cila mbetet në +13 pikë nga vendin e dytë i Marsejës, që ka një ndeshje më pak. Sakaq Nantes, nga ana tjetër, u ngjit në kuotën e 38 pikëve dhe me një goditje kaloi Lille, Lens, Monaco dhe Rennes.

Ndërkohë, vetëm 1-1 për Lyon në Lens: Kadewere (44′) i përgjigjet Clauss (13′). Shtylla e goditur në minutën e 80-të nga Fofana ishte e kotë. Ndeshja përfundoi në barazim, me Lyonin që nuk mundi t’i afrohej zonës së Champions League, përkundrazi pësoi humbjen e vendit të pestë nga 38 pikët e Nantes.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtimin teknik të psg-së kylian mbappe dhe neymar lyon në lens neymar dhe leo messi psg humbi 3-1 drejtimin teknik të psg-së kylian mbappe dhe neymar lyon në lens neymar dhe leo messi psg humbi 3-1

Sondazh

Poll