Sport

VIDEO/ Tottenham mundi Cityn në minutën e 95-të, Liverpool dhe Chelsea buzëqeshin…

20 Shkurt 2022, 07:36 Nga DOSJA
VIDEO/ Tottenham mundi Cityn në minutën e 95-të, Liverpool dhe

ANGLI – Në javën e 26-të të Premier Leagues, Tottenhami mundi 3-2 Manchester Cityn në “Etihad”: Kane (95’) dhe Kulusevski vendosin fatin e një takimi “të çmedur”, ku golat e Gündogan dhe Mahrez u zhvlerësuan.

Tottenham fiton një ndeshje, ku përcaktimi është madje një nënvlerësim: 3-2 ndaj City, një rezultat që rihap më tej Premier League. Në “Etihad”, londinezët nisin fuqishëm dhe pas 4 minutash janë tashmë në epërsi: Kulusevskit, me portën e boshatisur shënon golin e pare me Spurs.

Skuadra e Guardiolës tenton të reagojë, por Cancelo, pas një sllallomi të shkëlqyer në zone, prek vetëm kryqëzimin e shtyllave. Në të 20′ Gündogan godet vetëm shtyllën, por në të 33′ arrin të shënojë 1-1.

Edhe në pjesën e dytë në skenë i njëjti skenar: City sulmon, Tottenham përpiqet të përgjigjet. Në minutën e 59-të, Spurs kalon sërish përpara. Son kroson dhe Kane firmos për 2-1. Në fundin e ndeshjes, “shakaja” duket se vjen për Conten: Romero prek topin në zonë me krah dhe provokon penalltinë për Cityn. Në minutën e 92-të Mahrez mposht Llorisin dhe 2-2.

Por pikërisht në momentin kur barazimi duket i shkruar, vjen dhe goli që vendos ndeshjen: Kulusevski pason në qendër për Kane, i cili me kokë fikson rezultatin përfundimtar 3-2 të këtij takimi të çmendur në minutën e 95-të. Një sukses që rinis Tottenhamin në zonën e Champions League, ndërsa Manchester City sheh avantazhin ndaj Liverpoolit të zvogëlohet. Për skuadrën e Guardiolas, ky ishte “nokautin” i tij i tretë në Premier League gjatë këtij sezoni.

Sakaq Liverpooli ka përfituar nga rezultati i kësaj ndeshjeje. Tani diferenca me kreun shkon në -6 pikë dhe me një ndeshje më pak, falë fitores 3-1 ndaj Norwich: Mané, Salah dhe Diaz shënojnë. Chelsea dhe Arsenali gjithashtu buzëqeshin: “Blutë” e Londrës janë në rregull në minutën e 89-të ndaj Crystal Palace me Ziyech që shënoi, ndërkohë që “Topçinjtë” kanë mposhtur 2-1 Brentfordin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport me manchester cityn e guardiolës tottenhami mundi 3-2 manchester cityn tottenhamit të contes me manchester cityn e guardiolës tottenhami mundi 3-2 manchester cityn tottenhamit të contes

Sondazh

Poll