Sport

Raspadori-Scamacca, Inter poshtërohet nga Sassuolo, në San Siro nisin fërshëllimat

20 Shkurt 2022, 19:08 Nga DOSJA
Raspadori-Scamacca, Inter poshtërohet nga Sassuolo, në San Siro nisin

ITALI– Inter bie 0-2 në shtëpi ndaj Sassuolo-s në javën e 26-të të Serie A dhe humbet mundësinë të parakalojë Milanin në renditje. Pjesa e pare nisi në mënyrë fantastike për Sassuolon që në minutën e 8’ do të shënonte me Raspadorin, ndërsa Scamacca do të shënonte në minutën e 26’ duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të Interit.

Loja vijon me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë. Portieri Consigli tregohet i jashtëzakonshëm duke i mohuar në tre raste golin edhe Edin Dzekos, i future në fushë pas pushimit. Martinez vërtetoi edhe njëherë se e ka harruar golin me rastin e shpërdoruar në minutën e 72.

Sassuolo kërcënon frikshëm në zbritjet e saj me mbrojtjen e Inter të zhbalancuar. Goli i Inter vjen vetëm në minutën e 93 nga De Vrij por nuk vlen sepse VAR vërteton një prekje të topit me dorë gjatë aksionit. Sassuolo largohet nga San Siro me 3 pikë të arta ndërsa Inter është tani në rënie të lirë nga kreu.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter sassuolo inter sassuolo

Sondazh

Poll