Sport

Dinamo, ‘nëndetësja’ që po fut ujë kudo! Tani rrezikon Superioren, Teuta i falet Vilës

20 Shkurt 2022, 17:58 Nga DOSJA
Dinamo, ‘nëndetësja’ që po fut ujë kudo! Tani

TIRANË- Kriza e Dinamos nuk ka fund. Këtë herë blutë u mundën nga Teuta me shifrat 1-0. Ishin kryeqytetasit që e nisën mirë takimin kur Chinedu dhe Haxhiu nuk ia dolën të shënonin. Megjithatë Teuta u tregua cinike dhe vetëm në një rast ia doli të shënojë. Në minutën e 11’ Emiljano Vila u rrotua në zonë dhe e shtangu portierin Harizaj me goditjen e tij.

Në pjesën e dytë, Dinamo nuk mund të pajtohej me rezultatin dhe me kapitenin Ibraimi e lëshoi sinjalin e parë, ndërsa më pas tentuan edhe Denisson dhe Haxhiu. Rasti më i mirë u regjistrua në minutën e 64-t, kur Besir Demiri u ndal nga traversa.

Sulmet e Dinamos nuk u ndalën dhe sërish sulmuesi brazilian ai që nuk kishte shënjestrën e duhur, sikurse edhe Gruda për Teutën në minutat e fundit të kohës së rregullt. Në shtesë Dema u bë sërish hero, duke i mohuar golin Redon Mihanës dhe durrsakët ia dolën të marron pikët e plota. Zhyten blutë, që tani kanë vetëm tre pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të fundit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo teuta dinamo teuta

Sondazh

Poll