Sport

Atalanta drejt shitjes, detajet e fundit. Bëhet klubi i gjashtë në duart e amerikanëve

18 Shkurt 2022, 19:18 Nga DOSJA
Atalanta drejt shitjes, detajet e fundit. Bëhet klubi i gjashtë

ITALI– Ditët e fundit, zërat për shitjen e Atalantës te fondi amerikan Kohlberg Kravis Roberts (KKR), një operator ndërkombëtar i kapitalit privat me bazë në Nju Jork, po kthehet në realitet. Presidenti i Atalantës, Precassi më në fund ka gjetur një marrëveshje për të shitur shumicën e aksioneve të klubit nga Bergamo.

Ai do të heqë dorë nga 70% ose 80% e aksioneve që do t’i kalojnë tashmë fondit amerikan KKR. Për sa i përket marrëveshjes, bëhet fjalë për një shifër rreth 350 milionë euro.Kështu Atalanta do të bëhej ekipi i gjashtë në Serie A që do të kishte pronarë amerikanë. Spezia, Milan, Venezia, Roma dhe Fiorentina kanë gjithashtu pronarë amerikanë.

Fondi KKR, me seli në Nju Jork, është një shoqëri publike e kufizuar që operon në sektorin e ekonomisë dhe investimeve. Asetet e saj vlerësohen në rreth 400 miliardë euro.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta serie a atalanta serie a

Sondazh

Poll