Sport

Diogo Jota i dëmtuar, humbet Norwichin të shtunën. Klop, shaka me gazetarët për Cityn…

18 Shkurt 2022, 18:23 Nga DOSJA
Diogo Jota i dëmtuar, humbet Norwichin të shtunën. Klop, shaka me

ANGLI – Diogo Jota nuk do të jetë në skuadrën e Liverpool për ndeshjen e të shtunës (16:00) ndaj Norwich në Premier League. Këtë e bëri të ditur trajneri i “Reds”, gjermani Jürgen Klopp në një konferencë për shtyp të premten:

“Kohëzgjatja (e dëmtimit të tij) nuk është ende shumë e qartë. Ne duhet të bëjmë një vlerësim më të thellë. Ka të bëjë me ligamentet e kyçit të këmbës. Nuk ka mundësi që ai të luajë këtë fundjavë,”– deklaroi ai.

Pa sulmuesin e tyre portugez, i cili doli nga ndeshja në pjesën e parë kundër Interit të mërkurën, Liverpool do të duhet të shmangin çdo hap fals ndaj “Kanarinave” (të 18-tët) për të mos mbetur pas nga Manchester City (i pari me 9 pikë më shumë).

Kur vjen puna të flitet “Cityzens”, Jürgen Klopp gjen rastin dhe bën shaka me gazetarët: “Nga të gjitha problemet që kam, City është më i vogli. Nuk ka asnjë minutë në të cilën mendoj për garën për titull. Thjesht duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe të shohim nëse do të afrohemi”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport diogo jota nuk do të jetë jürgen klopp vazhdon të ngrejë zërin jurgen klopp vlerëson manchester city trajneri i liverpoolit trajnerin e saj gjerman jurgen klopp diogo jota nuk do të jetë jürgen klopp vazhdon të ngrejë zërin jurgen klopp vlerëson manchester city trajneri i liverpoolit trajnerin e saj gjerman jurgen klopp

Sondazh

Poll