Sport

Arrestime në kompaninë e basteve “PronoClub”. Skemë piramidale, 1.60 milionë euro dëm…

18 Shkurt 2022, 16:58 Nga DOSJA
Arrestime në kompaninë e basteve “PronoClub”. Skemë

FRANCE – Arrestimet e reja ndodhën ditën e enjte, më 17 shkurt, për dosjen “PronoClub”, një faqe bastesh sportive, themeluesi i së cilës, Thomas Boursin, u akuzua për “mashtrim të kryer me një bandë të organizuar” dhe “pastrim të rënduar parash” nga një hetim i gjykatës Nanterre (Hauts-de-Seine).

Pasi kaloi katër muaj në paraburgim, Thomas Boursin iu dha lirimi me kusht muajin e kaluar, por u ndaluar përsëri nga policia franceze. “PronoClub” është një rrjet social me subjekt bastet sportive, selia e të cilit është e regjistruar në Boulogne-Billancourt (Hauts-de-Seine), i cili u prezantua si “platforma numër 1 në Francë për këshilla dhe trajnime në baste sportive”.

Megjithatë, raportohet se të afërmit e Thomas Boursin (vëllai i tij) dhe njerëz të lidhur me mbështetjen teknike të faqes elektronike, janë në mesin e tetë të arrestuarve. Si dëshmitarë, nga hetuesit duhet të dëgjohen edhe prindërit e themeluesit të “PronoClub”. “Bëhet fjalë për plotësimin e elementeve të hetimit dhe konsolidimin e dosjes”,– thotë një burim pranë këtij rasti të jashtëzakonshëm, i cili tashmë ka mbi 600 ankesa për dëm që vlerësohet në afro 1.60 milionë euro.

Ortaku dhe presidenti i vetëm i kësaj kompanie, Thomas Boursin, 24 vjeç, banues në Brittany, është arrestuar dje në Rennes dhe është vendosur në paraburgim. “Në llogaritë e tij bankare iu sekuestruan shuma të konsiderueshme dhe nga kontrollet u bënë të mundur gjetja e afro 12 mijë eurove cash”,– saktëson prokuroria franceze në një njoftim për mediat.

“PronoClub” kishte fituar shikueshmëri falë spoteve të shumta televizive. Shumica e ankesave kanë të bëjnë me një shërbim specifik në platformë, i cili u ofronte përdoruesve të vendosnin paratë e tyre për t’u luajtur për ta, në një skemë piramidale shitjeje me sponsorizim. Dëmi më i madh do të ishte 55.000 € për njërin nga klientët.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “pronoclub” është një rrjet social me subjekt bastet sportive arrestim nga policia franceze arrestimet e reja arrestohet 25-vjecari per bastet sportive prindërit e themeluesit të “pronoclub” “pronoclub” është një rrjet social me subjekt bastet sportive arrestim nga policia franceze arrestimet e reja arrestohet 25-vjecari per bastet sportive prindërit e themeluesit të “pronoclub”

Sondazh

Poll