Sport

Neymar titullar, Paredes mungesë ndaj Nantes, Pochettino: “Messi është më i miri në botë”

18 Shkurt 2022, 15:21 Nga DOSJA
Neymar titullar, Paredes mungesë ndaj Nantes, Pochettino: “Messi

FRANCE – Katër ditë pas fitores së skuadrës së tij, në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League ndaj Real Madridit (1-0), trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino do të privohet nga Leandro Paredes, i dëmtuar, në transfertën e parizienëve për në Nante, të shtunën (21.00) në kuadër të javës së 25-të të Ligue 1.

Në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjes, tekniku i PSG-së u shpreh se mesfushori argjentinas, i cili u dëmtua ndaj madrilenëve, vazhdon të trajtohet për shqetësime në aduktorë.

Sipas trajnerit Pochettino, sulmuesi brazilian Neymar “mund ta fillojë ndeshjen si titullar, pasi ai është stërvitur mirë. Ka energji dhe një motivim shumë të mirë. Ai ishte shumë i ndërgjegjshëm në procesin e rikuperimit”. Ndërkohë, ai u shpreh se Sergio Ramos vazhdon stërvitjen individuale për dëmtimin e tij.

Për sa i përket Messit, performanca e të cilit u vlerësua ndryshe ndaj madrilènëve, Pochettino siguron: “Messi është lojtari më i mirë në botë, Messi është futbolli, humbja e një penalltie nuk mund të ndryshojë besimin e tij. Ai zhvilloi një lojë shumë të mire, që e lejoi skuadrën të luante së bashku”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtuesit e skuadrës franceze paris sg messi do të mbushë 35 vjeç në qershor sulmuesi brazilian neymar trajneri mauricio pochettino drejtuesit e skuadrës franceze paris sg messi do të mbushë 35 vjeç në qershor sulmuesi brazilian neymar trajneri mauricio pochettino

Sondazh

Poll