Sport

Provokim nacionalist ndaj Axherbaixhanit, UEFA nis procedim disiplinor ndaj Marseille

18 Shkurt 2022, 18:59 Nga DOSJA

ZVICER – UEFA njoftoi të premten se kishte hapur procedurat disiplinore kundër Olympique Marseille një ditë pas ndeshjes së Conference League ndaj skuadrës azerbaixhanase të Karabakh (3-1).

Të enjten në mbrëmje, flamujt armenë dhe një baner armiqësor ndaj Azerbajxhanit u shpalosën në stadiumin “Velodrome”, pesëmbëdhjetë muaj pas disfatës ushtarake të Azerbajxhanit ndaj Armenisë në rajonin e Nagorny Karabakh.

Sipas imazheve të postuara në rrjetet sociale, në tribuna ishte vendosur një baner në anglisht “Qarabag është Armenia”.

Klubi i Karabakut, edhe pse me qendër në kryeqytetin Baku, e merr emrin nga rajoni me të njëjtin emër, i cili dikur ishte azerbajxhanas, por i populluar kryesisht nga armenë dhe u vu nën kontrollin e autoriteteve në Jerevan pas një lufte të parë në vitet 1990.

Përleshjet vdekjeprurëse të armatosura shpërthejnë rregullisht në kufi, pavarësisht vendosjes së një armëpushimi në nëntor 2020, që i dha fund një lufte gjashtëjavore për kontrollin e rajonit (6500 të vdekur).

UEFA, organi organizator i garave europiane të futbollit, ndalon çdo pozicion politik në stadiumet e saj dhe sanksionon “mesazhet provokuese që janë të natyrës politike, ideologjike, fetare ose fyese”, sipas rregulloreve të saj disiplinore.

Krahas kësaj procedure për “banderolat e paligjshme”, Marseille është në vështrimin e UEFA-s edhe për përdorimin e bombave tymuese nga tifozët e saj dhe për pengimin e zonave të qarkullimit publik. “Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të marrë vendimin për këtë rast në kohën e duhur”,- shton organi, pa përmendur një orar të saktë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport "qarabag është armenia" “uefa europa conference league” është jashtë conference league finales së conference league flamujt armenë dhe një baner armiqësor ndaj azerbajxhanit marseille është në vështrimin e uefa-s procedurat disiplinore kundër olympique marseille "qarabag është armenia" “uefa europa conference league” është jashtë conference league finales së conference league flamujt armenë dhe një baner armiqësor ndaj azerbajxhanit marseille është në vështrimin e uefa-s procedurat disiplinore kundër olympique marseille

Sondazh

Poll