Sport

Projekt-ide: Seria A mendon të “transferohet” në SHBA, gjatë botërorit “Katar 2022”…

18 Shkurt 2022, 15:44 Nga DOSJA
Projekt-ide: Seria A mendon të “transferohet” në SHBA,

ITALI – Liga italiane e futbollit (Lega Serie A) planifikon të organizojë një turne në Shtetet e Bashkuara midis njëzet klubeve anëtare të saj gjatë finaleve të Kupës së Botës në Katar, event i planifikuar nga 11 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.

Kështu është shprehur Luigi de Siervo, drejtori menaxhues i Legas, për agjencinë “Reuters”, duke saktësuar se ky turne mund të nisë një javë pas fillimit të finaleve të Kupës së Botës, ku do të marrin pjesë të gjithë lojtarët e kampionatit Italian që nuk do të jenë të angazhuar me ekipet kombëtare, duke shtuar se ndeshjet e këtij turneu nuk do të të luhen në të njëjtën kohë me ato të Kupës së Botës.

Ky projekt synon të përfshijë lojtarët e Serisë A gjatë ndërpjerjes së kampionateve për shkak të Kupës së Botës (“vetëm për t’i mbajtur ata në formë!”) dhe mbi të gjitha të zhvillojë lidhjet tregtare të klubeve të Serisë A në Shtetet e Bashkuara.

Luigi De Siervo saktësoi se ky projekt është ende në studim dhe se drita jeshile nga UEFA, FIFA, si dhe organet e ndryshme rajonale (federata dhe liga profesionale amerikane, CONCACAF) do të jetë e nevojshme.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport hidhet shorti i serisë a kupës së botës në katar liga italiane e futbollit makthi i përjashtimit nga seria a që nuk do të jenë të angazhuar me ekipet kombëtare hidhet shorti i serisë a kupës së botës në katar liga italiane e futbollit makthi i përjashtimit nga seria a që nuk do të jenë të angazhuar me ekipet kombëtare

Sondazh

Poll