Sport

Manjani fshikullon: “Gjetën kohë të pezullojnë zgjedhjet në FSHF, sepse kështu do pushteti”

18 Shkurt 2022, 17:57 Nga DOSJA

TIRANE Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, aktualisht në pozicionin e një avokati, njihet si një njeri i pasionuar pas sportit dhe në veçanti ndaj futbollit.

Natyrisht, si një njeri koherent ndaj ngjarjeve sociale të vendit, në këndvështrimin e një juristi, atij i ka bërë përshtypje dhe ka ironuar, duke fshikëlluar një vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila ka marrë vendimin për të pezulluar mbledhjen e Asamblesë së Futbollit, të paralajmëruar për më 2 mars.

“Gjykatat nuk kanë gjyqtarë dhe për pasojë as mundësi të gjykojnë shpejt.

Nuk kanë as këllqe të pezullojnë policinë e bashkinë në rrëmbimin e pronave private të njerëzve. Pra nuk kanë këllqe të gjykojnë as drejt.

Nuk kanë këllqe të rregjistrojnë formalisht atë që ka ndodhur në PD. Pra as të kryejnë veprime formale regjistrimi që lidhen me demokracinë në vend. Nuk kanë as kohë e as këllqe.

Ama gjetën kohë, gjyqtar e këllqe të pezullojnë zgjedhjet në FSHF, sepse kështu do pushteti. FSHF është tema e ditës. Duhet rrëmbyer me çdo kusht, siç rrëmbyen pronat e njerëzve.

Gjykata i jep një dorë të mirë pushtetit. Dukshëm çdo partia bën gjykata!!!!

Drejtësi e pavarur, apo jo Yuri?!

Po kur të ikësh ti si do ja bëjm?!

Hajt shnet, shnet! Të fala reformës!”- ka shkruar ish-ministri Yllli Manjani në faqen e tij në Facebook.

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ama gjetën kohë asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se fshf është tema e ditës. duhet rrëmbyer me çdo kusht gjyqtar e këllqe të pezullojnë zgjedhjet në fshf ish-ministri i drejtësisë ylli manjani ama gjetën kohë asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se fshf është tema e ditës. duhet rrëmbyer me çdo kusht gjyqtar e këllqe të pezullojnë zgjedhjet në fshf ish-ministri i drejtësisë ylli manjani

Sondazh

Poll