Sport

Maguire-Ronaldo, ‘luftë civile’ për shiritin e kapitenit te “Djajtë”, Rangnick mohon zërat…

18 Shkurt 2022, 16:17 Nga DOSJA

ANGLI – I pyetur të premten, më 18 shkurt, në një konferencë shtypi përpara ndeshjes në Premier League, të dielën në Leeds (15:00), mbi raportimet e medias angleze për heqjen e shiritit të kapitenit Harry Maguire dhe dhënien e tij Cristiano Ronaldos, trajneri i Manchester United e mohoi:

“Unë kam lexuar shumë gjëra për këtë klub, të cilat janë të pasakta. Ja një lajm. Nuk do të filloj të reagoj për gjithçka që shkruhet, por duhej të isha i qartë për këtë temë. Nuk ka absolutisht asnjë kuptim kjo gjë. Unë kurrë nuk kam folur me asnjë lojtar për një ndryshim të kapitenit. Harry e di, Cristiano gjithashtu. Unë vendos se kush është kapiten dhe nuk kam pse t’i tregoj askujt. Harry është kapiteni ynë dhe ai do të mbetet kapiteni ynë,”– u shpreh trajneri Ralf Rangnick.

Në përgjigje të zërave për një konflikt mes Maguire dhe Ronaldos, trajneri gjerman sqaroi: “Kishte lojtarë që nuk ishin shumë të lumtur deri në fund të afatit kalimtar, sepse skuadra ishte shumë e madhe dhe nuk kishin kohë të mjaftueshme për të luajtur. Atmosfera në dhomat e zhveshjes është më e mirë tani”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldos kaos te manchester united kapitenit harry maguire ronaldo sapo ka festuar 37-vjetorin rruga e manchester united cristiano ronaldos kaos te manchester united kapitenit harry maguire ronaldo sapo ka festuar 37-vjetorin rruga e manchester united

Sondazh

Poll