Sport

Mbappé, PSG i ofron 45 milionë në vit për të qëndruar. Më i shtrenjti në botë, por Reali…

18 Shkurt 2022, 17:09 Nga DOSJA

FRANCE Dyzet e pesë milionë euro neto për të qëndruar. “Qëndro!” është edhe titulli në faqen e parë të gazetës së kryeqytetit “Le Parisien”, ditën e enjte. Një mesazh që i drejtohet natyrshëm Kylian Mbappé, mbretit të ri të futbollit botëror.

Një kampion që ndriçoi në raundin e parë eliminator të Champions League mes PSG-së dhe Real Madridit, me një gol që lejoi emirin të Katarit të arrinte një fitore të paprecedentë.

Përveç se sulmuesit të PSG-së i skadon kontrata dhe ende mund të transferohet te Reali, nëse nuk pranon një rinovim prej 45 milionë neto në sezon, shumë në të cilën bonuset dhe çmimet e nënshkrimit përjashtohen.

Këto janë shifrat e bëra të njohura nga Parisien për një marrëveshje të re që do ta bënte Mbappé lojtarin më të paguar në botë. Në Madrid, Mbappe janë gati t’i ofrojnë fronin që i takonte Cristiano Ronaldos, idhullit të tij të fëmijërisë. Në Paris tani synojnë t’i besojnë atij drejtimin që Messi nuk duket i aftë ta marrë, në një cikël ambicioz fitoresh.

Por kjo varet nga Mbappé, i cili mund të mbajë fjalën hapëse në Bernabeu për rikthimin e Champions League, duke shkatërruar në të njëjtën kohë perspektivat e Realit. Një dilemë brenda dilemës për 23-vjeçarin, që aktualisht është duke marrë kohë: “Unë jam tashmë në një ekip të madh,– deklaroi Mbappé në fund të lojës të marten, – dhe i lumtur te PSG. Por të ardhmen time nuk e vendos në një ndeshje”. Në Doha, si në Paris dhe Madrid, tensioni rritet.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league deri tani e ardhmja e kylian mbappé gjysmefinale e champions league nëse nuk pranon një rinovim prej 45 milionë neto në sezon neymar dhe kylian mbappe champions league deri tani e ardhmja e kylian mbappé gjysmefinale e champions league nëse nuk pranon një rinovim prej 45 milionë neto në sezon neymar dhe kylian mbappe

Sondazh

Poll