Sport

Gjimshiti, i katërti shqiptar që shënon dy gola në Europë,lojtari tani do rolin e sulmuesit

18 Shkurt 2022, 13:09 Nga DOSJA
Gjimshiti, i katërti shqiptar që shënon dy gola në

ITALI-Berat Gjimshiti heroi i Atalantës. Një natë që mbrojtësi nuk do e harrojë kurrë. Futbollisti i skuadrës bergamaske përmbysi grekët e Olympiacos me dy gola të shpejtë realizuar brenda tre minutave, duke i dhënë fitoren italianëve  dhe duke e çuar me një moral më të lartë në ndeshjen e dytë që do të luhet në Greqi.

28-vjeçari  realizoi dopietën e parë në karrierë, pikërisht në Europa League. Faqja e njohur Opta, në një postim në Twitter ka publikuar një statistikë interesantë. Gjimshiti bëhet lojtari i katërt shqiptar në histori që realizon dopietë në një kompeticion klubesh. Pas Lilajt me Skënderbeun, Kolës me Tiranën dhe Xhafës në vitin 1970. Gjimshiti u zgjodh lojtari i ndeshjes.

 

2 – Con la doppietta vs Olympiacos, Berat Djimsiti è diventato il quarto giocatore albanese a segnare 2+ gol in un match tra Europa League/Coppa Uefa e Champions League/Coppa dei Campioni dopo Lilaj (2015), Kola (1989) e Xhafa (1970). Origini.#AtalantaOlympiacos #EuropaLeague

— OptaPaolo ? (@OptaPaolo) February 17, 2022

“Folëm në pushimin e pjesës së parë. Morëm ato 15 minuta për të diskutuar çfarë shkoi keq, duke thënë se duhet të zgjoheshim dhe duhet të fitonim në fund. Ishte fryma e duhur në skuadër dhe ia dolëm ta përmbysnim rezultatin.Ndoshta ndeshjen tjetër mund të luaj si sulmues.

Shpresojmë që pas dëmtimit të Duvan, të mos ketë asgjë serioze për Muriel. Ata janë sulmuesit tanë dhe kemi nevojë për ta. Mund të shpresojmë vetëm për më të mirën.Na mungonte vërtetë një fitore, veçanërisht në shtëpi. Nuk kisha shënuar as unë prej një kohe të gjatë, kështu që jam i lumtur”,

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta gjimshiti atalanta gjimshiti

Sondazh

Poll