Sport

Inter ndryshon strategji në verë, kërkon ndryshimin e sulmit! Sakrifikohetn Sanchez-Lautaro

18 Shkurt 2022, 12:48 Nga DOSJA
Inter ndryshon strategji në verë, kërkon ndryshimin e sulmit!

ITALI– Objektivat e merkatos së Interit janë bërë të ditur. Scamacca, Dybala e së fundmi ai i David që aktivizohet me Lille. Klubi zikaltër ka hasur vështirësi në ndeshjet e fundit për të shënuar dhe drejtuesit kanë nxjerrë një konkluzion që sulmi duhet rinuar. Marotta dhe Ausilio po mendojnë të sakrifikojnë Sanchez dhe Lautaro Martinez për të arritur në emrat e lart përmendur.

Scamacca i pëlqen Interit të cilin e konsideron njeriun e duhur për të zëvendësuar Edin Dzekon. Marotta është në kontakt prej muajsh me Sassuolon dhe po kërkon që të gjejë një zgjidhje për ta transferuar në Milano.

Dybala nuk ka arritur ende të gjej një akord me Juventusin për rinovimin dhe gjatë javëve të ardhshme gjithçka do të marrë formë. Paga e vendosur për Vlahovic është dhe tavani i pagave tani e tutje për Juventusin. Atëherë diskutimi është i thjeshtë, ose argjentinasi pranon 7 milionë euro ose në qershor palët ndahen.

Marota i ka premtuar rol kryesor në skuadër por edhe pagën që ai kërkon pasi me largimin e Sanchez krijohet hapësirë për buxhet. Në fund Jonathan David, lojtari më i pëlqyer nga Inter. Sulmuesi ka shënuar 12 gola në 24 ndeshje në Ligue 1 me Lille. Klubi francez kërkon jo më pak se 50 milionë euro, por agjenti i lojtarit ka bërë me dije se në verë David do të largohet. Largimi i Lautaros dhemb jo pak sepse tani shihet si pjesë integrale e klubit dhe sapo ka rinovuar, por Inter kërkon ndryshim në Europë dhe sulmi aktual nuk e ndihmon.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dybala inter scamacca dybala inter scamacca

Sondazh

Poll