Sport

“Prehu në paqe Gabriel”/ Kanceri i mori jetën 8-vjeç, tifozët e Interit nderojnë shqiptarin

18 Shkurt 2022, 12:30 Nga DOSJA
“Prehu në paqe Gabriel”/ Kanceri i mori jetën

ITALI– Në takimin Inter-Liverpool që u zhvillua ditën e mërkurë për raundin kualifikues të Champions League, tifozët zikaltër shpalosën një banderolë në stadiumin ‘ Giussepe Meazza’. “Pusho në paqe Gabriel, luftëtar i vogël”.

Dedikimi ishte për 8-vjeçarin shqiptar Gabriel Çelaj i cili luante me të rinjtë e Lodit dhe ishte një tifoz i Interit. Gabrieli vdiq nga limfoma (lloj kanceri që prek sistemin limfatik). Ai luante në skuadrën e Gso San Fereolo Qyteti i Lodit, miq dhe të afërm e përshëndetën për herë të fundit vogëlushin të martën, në kishën e Robadello.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gabriel celaj inter gabriel celaj inter

Sondazh

Poll