Aktualitet

Dy prokurorë, zbardhen të tjera SMS të mafiozit shqiptar: Kam armë sa një depo ushtarake

18 Shkurt 2022, 17:12 Nga DOSJA
Dy prokurorë, zbardhen të tjera SMS të mafiozit shqiptar: Kam

ITALI- Mediat italiane kanë zbardhur detaje të tjera për planin e shqiptarit Elvis Demçe që u vu në pranga më 18 janar. Sipas Il Giornale, qëllimi i Demçes ka qenë të eliminojë dy prokurorët Francesco dhe Giuseppe Cascini. Për të gjithë këtë plan, ai kishte plane të blinte një arsenal armësh. Në mesazhet e publikuara nga mediat italiane të dala nga aplikacioni SKY cc që përdrte Demçaj për të komunikuar me miqtë e tij renditen dhe armët që donte të blinte.

“Një depo ushtarake “, siç shpjegoi vetë shefi në një përgjim me një nga ‘punëtorët’ e tij.

Pres të më sjellin një çantë plot nga Kalabria, e di që kam blerë 20 mijë euro armë përveç këtyre që kam tashmë, të them se kam më shumë armë se sa një depo ushtarake,”- thuhet në një tjetër mesazh.

“Një AK47; një Uzi M12 Scorpion; një pistoletë Glok17, një Beretta 9×21; armë të shkurtra të kalibrit 38; pistoletë parabelum 9×21; 3-4 granata dore,”– vijon Demçe në bisedë.

(FM/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elvis demçe francesco cascini giuseppe cascini elvis demçe francesco cascini giuseppe cascini

Sondazh

Poll