Aktualitet

Ndryshimi i hartës gjyqësore? Lena: Variant i dështuar. Kosteri: Dekurajohen njerëzit!

18 Shkurt 2022, 16:08 Nga DOSJA
Ndryshimi i hartës gjyqësore? Lena: Variant i dështuar. Kosteri:

KORÇË– Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena dhe kryetari i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri kanë diskutuar në lidhje me ndryshimin e mundshëm të hartës gjyqësore në vend. Në një intervistë për Syri.net, Lena thekson se ky variant është dështim.

“Ky variant është i dështuar. Ky variant është dështuar në çështje penale dhe civile. Me këtë sistem, i bie që të burgosurit dhe e njerëzve që kanë probleme me gjykatat duhet të lëvizin në Tiranë, edhe nëse janë nga Saranda apo Malësia e Madhe. Këto janë kosto. Nuk është e vërtetë që avokatët po ngrenë zërin për veten e tyre, se avokatët kudo do punojnë,”-tha Lena.

Ndërsa, Kosteri vlerëson se me këtë lloj mënyre, dekurajohen njerëzit që të kërkojnë drejtësi për shkak se do ta kenë të vështirë që të lëvizin nëpër qytete të ndryshe për t’u përballur me ligjin.

“Urojmë që ndryshimet mos të kryhen. Kjo mënyrë dekurajon njerëzit t’i drejtohen gjykatës. Unë di një rast sesi një i mitur nga Kukësi ishte akuzuar për vjedhje e ishte dërguar në Gjykatë të Shkodrës, ku gjykoheshin të miturit e ishte shumë larg nga familja sa familjarët e tij në gjendje të vështirë ekonomike, e kishin të vështirë që të vinin në Shkodër. Ky është vetëm shembull. Vetëm në Reç, kanë qenë mbi 3 000 thirrje për të sjellë njerëz në këtë burg, aq shumë kërkesa janë. Edhe Enver Hoxha ka pasur gjyqtarë në zonat edhe më të thella, këta nuk duan të kenë fare në rrethe. Nuk jam absolutisht me Enver Hoxhën, e mora si shembull, për të thënë se situata është bërë shumë e keqe,”-shtoi më pas Kosteri.

Qeveria shqiptare ka përgatitur një draft për ndryshimin e strukturës së institucioneve të drejtësisë. Sipas projektligjit do ekzistojnë 12 shkalla të gjykatës së parë, 1 gjykatë apeli dhe 1 administrative. Lidhur me gjykatat e shkallës së parë administrative, numri reduktohet nga 6 në 2 (Tiranë dhe Lushnje). Sipas skemës së qeverisë, në total në Shqipëri parashikohet të ketë 16 gjykata nga 36 që janë aktualisht. Nisma është kritikuar nga dhomave avokatëve në Shkodër dhe Këshilli Bashkiak i Korçës dhe palë të tjera.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anton kosteri arben lena harta e re gjyqesore anton kosteri arben lena harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll