Aktualitet

Kryeprokurori belg ngre alarmin: Belgjika rrezikon të bëhet si Shqipëria pas 5 vitesh

18 Shkurt 2022, 16:47 Nga DOSJA
Kryeprokurori belg ngre alarmin: Belgjika rrezikon të bëhet si

BELGJIKË– Pas megaoperacionit “Shqiponja e zezë” të pak ditëve më parë, kur u çmontuan bandat e rrezikshme shqiptare të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave, duke çuar në pranga 45 persona, një reagim ka ardhur edhe nga prokurori i Përgjithshëm belg, Johan Delmulle. Në një artikull për “levif.be“, Delmulle shprehu keqardhjen për mungesën e numrit të mjaftueshëm të hetuesve belgë për të çuar përpara hetimin e këtyre dosjeve, ndërsa ka ngritur alarmin për intensifikimin e trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal.

Pa një reagim të fortë, Belgjika rrezikon t’i ngjajë Shqipërisë në 5 vjet,”-tha ai ndër të tjera, deklaratë që është vendosur edhe në titullin e lajmit. Thirrjet e alarmit po shumohen në luftën kundër krimit financiar dhe evazionit fiskal. Megjithatë, ka përparime.

Ai ka shtuar se drejtësia duhet të japë dënime të rrepta ndaj trafikut të kokainës, krimit financiar dhe evazionit fiskal, në mënyrë që kriminelët të mos t’ia hedhin paq siç kanë bërë në shumë raste me apelimin e vendimeve dhe më pas janë arratisur për në Dubai.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet belgjike johan delmulle belgjike johan delmulle

Sondazh

Poll