Aktualitet

Zbulohet përfshirja e qeverisë në paga, Dusha humb kujtesën, Tabaku: Kodrën me polici!

18 Shkurt 2022, 07:52 Nga DOSJA
Zbulohet përfshirja e qeverisë në paga, Dusha humb kujtesën,

TIRANË– Komisioni Hetimor për inceneratorët është mbledhur sërish për të marrë në pyetje dëshmitarët e radhës. Për plot shtatë orë e gjysmë, ditën e sotme janë pyetur Viola Haxhiademi, sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Loran Dusha, administrator i Inceneratorit “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” si dhe Florian Muçaj, komisioni i Prokurimit Inceneratori i Fierit. E thirrur për të dëshmuar ishte edhe Ariola Kodra, Administratore e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV, por kjo e fundit nuk iu përgjigj thirrjes së Komisionit. Nga mbledhja Tabaku i la afat deri në mesditë, por sërish Kodra nuk u paraqit. Me anë të postës së posaçme të Kuvendit, Kodrës iu kërkua të pranonte letrën, por punonjësi I inceneratorit kishte mbyllur dyert dhe nuk e kishte pranuar shkresën nën argumentin se brenda nuk kishte asnjë person.

Viola Haxhiademi, Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, nxorri zbuluar përfshirjen e shtetit dhe të qeverisë me inceneratorët. Ajo tha se qeveria është e përfshirë në pagesa si dhe ka financuar ngritjen e dy inceneratorëve. Deklaratën e saj tentuan ta ndërpresin socialistët. Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit “Integrated Technology Waste Treatment Fier” ishte infektuar me Covid-19 dhe për këtë arsye u pyet përmes Skype. Por, shum prej pyetjeve, Dusha nuk dinte tu përgjigjej. Me humor, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku tha se humbja e kujtesës mund të ishte dhe një pasojë e infektimit me koronavirus. Florian Muçaj, anëtar i Komisionit të Prokurimit në Inceneratorin e Fierit, ka refuzuar të merret në pyetje pasi është shprehur se është pyetur si dëshmitar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Fakti që ai nuk përgjigjej, hapi debat mes anëtarëve në Komision.

Inceneratorët janë bërë objekt i hetimit parlamentar pas akuzave të opozitës se dhënia e koncesionit për ndërtimin e tyre është bërë kundër ligjeve, duke e cilësuar si “megaaferë”. Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë. Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, do të zgjasë deri më 25 shkurt. Në listë për tu marrë në pyetje është edhe kryeministri Edi Rama. SPAK sot ka pyetur deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako dhe kryetarin e Bashkisë Fier, Armando Subashi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Subashi e Bllako në SPAK, Tabaku: Sa u përmendim emrin, shkojnë në prokurori, lajme të mira

Tabaku-Pëllumbit: S’ta heq mikrofonin, kur je në këtë pozitë, të kap sindroma e të keqes

Tabaku: Subashi s’deklaroi emergjencë mjedisore, inceneratori nisi me ofertë të pakërkuar

Dëshmitari refuzon të flasë, Gështetja: E ka instruktuar PS, hapni kamerat e Kuvendit

Zhduket administratorja e inceneratorit të Tiranës, Tabaku: Hap derën, do të marrë policia

Administratori ‘humb’ kujtesën, Tabaku: S’ke faj, është pasojë e Covid-19

Administratori pranon njohjen me Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan: S’kam punuar me Ahmetajn

Tabaku e pyet për 20 mln euro shpenzime. Dusha: S’e di, udhëtimet janë bërë për punë

I infektuar me Covid-19! Tabaku ‘sjell’ administratorin e inceneratorit në Kuvend

Sekretarja e MIE-s për inceneratorët: S’dinim gjë për ndryshimin e pronësisë

Haxhiademi: Shteti kontrollon pagesat e inceneratorëve. Socialistët i ndërpresin dëshminë

Dëshmitarja e pranon: Buxheti i shtetit ka ngritur inceneratorët (Socialistët ‘vlojnë’)

Denaj: S’intimidoni dot. Tabaku: Të thërras si dëshmitare, janë 20 mln euro fatura fiktive

PARALAJMËRIMI/ Tabaku: Administratorja ka pak kohë, në rast refuzimi ndërhyn policia

Administratorja mungon! Tabaku: Radhën që kaloi tha të pavërteta, s’po them që gënjeu

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike inceneratorët komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022 inceneratorët komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022

Sondazh

Poll