Aktualitet

Olta Xhaçka ngatërron procedurat, s’e çon emrin e Gjermenit në Kuvend, e korrigjon Meta

18 Shkurt 2022, 15:07 Nga DOSJA
Olta Xhaçka ngatërron procedurat, s’e çon emrin e

TIRANË- Ish-deputetja socialiste Eglantina Gjermeni pritet që të marrë pëlqimin e presidentit Ilir Meta për të përfaqësuar Shqipërinë në misionin e OSBE-së (Organization for Security and Co-operation in Europe), fill pasi mori dakordësimin nga Parlamenti. Por kjo procedurë është ngatërruar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Olta Xhaçka, e cila me qëllim ose në mungesë të njohurisë për procedurat, ka tentuar ta përjashtojë Parlamentin duke e çuar emrin e Gjermenit vetëm në zyrën e Kreut të Shtetit.

Sipas “OraNews“, ishte Presidenca, institucioni që ka vënë re “gabimin” duke kërkuar që emërimi i ambasadores së re në OSBE të kalojë fillimisht në Parlament për të marrë pëlqimin e tij dhe më pas të dekretohet nga Ilir Meta.

Socialistja, e cila nuk garoi për një mandat në Kuvend në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Eglantina Gjermeni pritet të zëvendësojë Igli Hasanin për të përfaqësuar Shqipërinë në misionin e OSBE-së. Por duhet “drita jeshile” nga kreu i shtetit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike eglantina gjermeni ilir meta olta xhacka eglantina gjermeni ilir meta olta xhacka

Sondazh

Poll